Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, ku një person, rreth moshës 60-65 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në zonën e Bushtricës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.
Në vendngjarje janë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.




