FOTO/ Aksident, përplasen 2 makina, humb jetën 70-vjeçarja, plagosen 2 të tjerë

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj së hëne, ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohet për dy persona të plagosur, ndërsa një 70-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor “Pajovë–Bishqem”, në zonën e Përparimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article