Një sherr mes dy të burgosurve, një greku dhe një shqiptari në burgun e Koridhalos, ka përfunduar me vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e grekut.
Sipas burimeve policore, viktima Jani Aliaj, 49-vjeç, shqiptar nga Tepelena dhe autori patën një sherr dhe u përleshën me njëri-tjetrin për arsye ende të pa ditura.
Për momentin dihet që autori dhe viktima mbaheshin në burg për vrasje.
Autori u arrestua ndërsa po hetohen detajet e ngjarjes.




