Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në zonën e Zhurjes, Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi me inicialet S. B., është konstatuar i pajetë brenda banesës, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë konsumuar një lëndë helmuese.
Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale, si dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Policia bën me dije se hetimet janë në vijim, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së 65-vjeçarit.




