Policia zbulon 1 “shtëpi bari”, ishte brenda pallatit në…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura është zbuluar këtë të martë në Sarandë.

Burime paraprake bëjnë me dije se Policia ka ndërhyrë në lagjen nr. 2 të qytetit, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”, ku dyshohet se funksiononte një tjetër e ashtuquajtur “shtëpi bari”

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një apartament në një pallat disakatësh, i cili ishte përshtatur posaçërisht për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës.

Ambienti dyshohet se ishte i pajisur me infrastrukturë të dedikuar për ndriçim dhe ventilim artificial, tipike për këtë lloj aktiviteti të paligjshëm.

Operacioni policor është ende në vijim, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi persona të shoqëruar apo të arrestuar, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me një komunikatë zyrtare në orët në vijim.

Share This Article