TARGAT/ Përplasen 2 makina, plagoset këmbësori

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy mjete janë përplasur këtë mbrëmje në kryqëzimin e unazës në Lushnje.

Mjeti tip Benz me targa AB 517 LB është përplasur me mjetin tip Skoda me targa gjermane HA FC 3232.

Për pasojë i lënduar ka mbetur një këmbësor.

Ai është dërguar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ndodhet aktualisht policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur