Apeli liroi 3 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços, babai i tij: Djali iku pa faj, do marr hak…

Jugulajm.net
3 Min Read

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie “për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Babi i të ndjerit, Nevzat Çeço i revoltuar, i prekur dhe me lot në sy tha se djali i iku pa asnjë faj, teksa kërkon që drejtësia të vihet në vend.

“S’kam çfarë të them më.  Djali më iku pa asnjë faj.  Unë do ta ndjek që nesër.  Do ti përvëloj ata me benzinë do ti përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata.  Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej një bidon me benzinë do ti përvëloj si familje. Ata janë autorët e kanë thënë le gojën e tyre vetë dhe tani ti lirojnë.  Djali nuk pati as takime me çupën asgjë, dy dashnorë i kishte pse nuk bëri krim nënata por bëri në djali tim. Ata kanë mbjellë drogë atje lart dhe për të zhdukur djalin tim kishin dalë në Maliq dy veta.  E hape gojën do të zhdukin i kishin thënë.  Djali im s’kishte faj.  Nuk besoj më në drejtësia, i dënoi 25 vjet ja dhanë Tiranës thanë ky krim dënohet me burgim të përhetshëm, këta tani i liruan fare.  Ka mbi 3 vjet skam çthem më unë do ti djeg dhe do ti them djalit e realizova planin tënd.  Nuk dua të jetoj më dhe nuk e bëj veten të më arrestojnë do vras veten në mes të gjyqit atje”, tha Nevruz Çeço, babai i Martin Çeços.

Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26 vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022. Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Share This Article