Arrestimi i kryeplakut/ Babai: E kapa lakuriq me vajzën

Jugulajm.net
2 Min Read

Kallëzimi i babait të një vajze në fshatin Rehovë, ka sjellë arrestimin nga policia të kryeplakut të fshatit, Ervis Rapo, për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur”.

I riu rezulton të jetë kapur në flagrancë nga babai i vajzës, i cili më pas i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal kundër kryeplakut.

Ora News” ka mësuar të gjithë dinamikën e këtij krimi të rrëfyer nga vetë babai por edhe vajza e dëmtuar. Ditën e ndodhjes së ngjarjes në mëngjesin e 8 Prillit, Rapo, ndodhej në qytetin e Korçës, ku është takuar me punonjësin e policisë A. M., me të cilin ka konsumuar kafe para komisariatit të këtij qyteti.

Ndërsa në orët e drekës, së kësaj dite kryeplaku Ervis Rapo, është kapur nga babai i vajzës, teksa abuzonte seksualisht me B.G, brenda në shtëpinë e saj.

Sipas babait të vajzës, në datën 8 prill, ai është kthyer në banesën e tij, teksa kishte mbaruar punët e përditshme në fshat.

Në banesë ndodhej vetëm vajza. Ku ka hyrë në korridorin e shtëpisë, ka vënë re se çdo gjë ishte rrëmujë dhe në një cep ndodhej vajza e tij. Sipër saj ishte kryeplaku i fshatit Rehovë, Ervis Rapo, i cili ndodhej i zhveshur dhe ja kishte zënë gojën duke kryer marrëdhënie seksuale.

Të njëjtët dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë.

Ndërsa kryeplaku Rapo, ka mohuar implikimin e tij në këtë rast përdhunimi, duke treguar në polici se gjithçka është një hakmarrje personale e babait të vajzës, policia ka urdhëruar arrestimin e kryeplakut për akuzën e mësipërme.

Rapo, ka mohuar dëshmitë e tyre, duke pretenduar se gjithçka është kryer në shenjë hakmarrje, pasi herë pas herë ai ka pasur konflikt me S. G.

Share This Article