Reagon Rama: Zjarrvënien do ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal…

Jugulajm.net
2 Min Read

Prej disa javësh Shqipëria vijon betejën me vatrat e zjarreve, shumica e të cilave janë të qëllimshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një person i cili është duke ndezur zjarr.

Teksa publikon pamjet e kapura nga dronët e Forcave Ajrore, Rama thotë se “të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.”

Më tej, kryeministri shkruan; “Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.”

Postimi i kryeministrit Rama

Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal. Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Share This Article