Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në lagjen “4 Heronjtë”, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë “Kuzum Babas”, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në gjithë qytetin.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka qenë kryefamiljari që ka nxjerrë bombolën e gazit jashtë banesës. Në ato momente ka ndodhur edhe shpërthimi.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.