Një 70-vjeçar ka humbur jetën teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij.
Policia tha se ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Himarë, ku shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin.
Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.