_upscale

Një 62-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ka përfunduar në spital pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

Polica bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.