Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Mamurrasit, në Kurbin.

Një makinë është përplasur me një motor të drejtuar nga një 34 vjeçar, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal, pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”.

Si pasojë e përplasjes 34-vjeçari mori plagë të rënda dhe u dërgua për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.