Para se te çelet zyrtarisht fushata elektorale, ethet duket se po behen gjithnje e me dinamike ne Gjirokaster per kandidatet per deputete.
Ka nje krisje jo te pakte mes kandidateve per deputete ne radhet e PS.
Me shume kjo krisje eshte e injektuar nga kryebashkiaku, Flamur Golemi, i cili kerkon qe t’i diktoje anetaresine socialiste, qe te votojne kandidatin e tij PDH per te qene pjese e parlamentit te pas 11 majit.
Meqenese eshte gjetja e tij, Golemi apo Flamuri II (Flamuri I ka qene Bime), po kerkon qe “ylli i rene nga qielli” mos te dale huq, por te marre votat e socialisteve te punesuar ne bashkine e tij.
Prej disa ditesh kandidati i PS-se, Termet Peçi, ka filluar fushaten me shume energji, duke ngulmuar fort ne Gjirokaster, e kesisoj duke i bere karshillik Flamurit II.
Terreni qe ka gjetur Peçi ne Gjirokaster ka terbuar mjaft kryebashkiakun Golemi, aq sa ka thirrur ne takime te veçuara drejtoret e tij, duke i orjentuar qe te mos shkojne ne takimet e Termet Peçit por te PDH.
Ne shumicen derrmuese te rasteve drejtoret dhe njerezit e tij besnike e kane refuzuar orjentimin e dhene nga Flamuri II, pasi dihet qe Termet Peçi eshte fitues i padiskutueshem dhe deputet i ardhshem ne parlamentin e 11 majit.
Flamurin II nuk e pyesin me as besniket e tij, madje as TVGJ pasi kapacitetet teknike te ketij institucioni, qe mbahet me taksat tona, jane vendosur ne dispozicion te zotit Peçi pa lejen e Golemit kryebashkiak.
Te zhveshur nga frika e shkarkimit te mundshem nga puna, drejtoret, punonjesit e bashkise i’a kane thene ne sy Flamurit II, qe nuk jane me PDH e tij por me Termetin.
Kjo levizje e guximshme e tyre nuk do te perkthehet me pasoje pas 11 majit, pasi ne çdo kalkulim Golemi nuk do te kete me vendimarrje per te hequr apo emeruar drejtore, pastruese, roje, etj., pasi do t’i soset “vaji i kandilit”.
Kete fuqi do t’a kete Termet Peçi dhe kjo nuhatje eshte kuptuar nga socialistet gjirokastrite te cilet jane rreshtuar me ish kryebashkiakun e Tepelenes.
Ndersa Flamuri II ne keto kushte ka lene te ekspozuar dhe zbuluar ne diell PDH e tij, duke i vendosur nga pas një pensionist gërdallë, që e mban për këshilltar të jashtëm dhe tek-tuk ndonje krahinor nga pjesa lindore e Gjirokastres.