Partia Demokratike do të vijojë betejën ligjore kundër Reformës Territoriale dhe ka nisur mbledhjen e firmave për një referendum.
Lajmin e bëri të ditur kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili deklaroi se opozita do të shqyrtojë mundësitë për organizimin e referendumeve lokale dhe kombëtare.
Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi votimin e reformës në Kuvend si një akt të paprecedentë dhe tha se PD-ja do të kundërshtojë shkrirjen e 15 bashkive.
Berisha: Nuk ka ndodhur ndonjëherë një votë e tillë më inkriminuese se sa mbrëmë në ora 1 e gjysmë e natës.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus.
Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum.
Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat ne kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, nga një organizatë kriminale që quhet parlament.




