Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi D. H., 67 vjeç, banues në Këlcyrë, dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke që nuk është në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




