Procedohet pronari i firmës së ndërtimit, mori zhavorr në lumin “Drino” në mënyrë të paligjshme

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pronar i një firme ndërtimi, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, janë konstatuar 2 mjete të kësaj firme, një skrep dhe një kamion i ngarkuar me zhavorr që dyshohet se është marrë në mënyrë të paligjshme nga lumi Drino.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article