Procedohet 67-vjeçari nga Zhapokika, dyshohet se falsifikoi pasaportën për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 67 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, pasi dyshohet se ka falsifikuar pasaportën dhe formularin e aplikimit për mjet identifikimi, duke përdorur gjeneralitetet e një shtetasi tjetër. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article