Aksident, kamionçina përplas këmbësoren e moshuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article