Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datën 31.10.2025, rreth orës 18:00, në lagjen “Mustafa Matohiti”, është gjetur e pajetë, në banesën e saj, dyshohet e vetëvarur, shtetasia H. Ll., 70 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




