Procedohet i riu nga Libohova, shpallet në kërkim shoku i tij nga Progonati, i dëmtuan makinën dhe kanosën 23-vjeçarin gjirokastrit

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article