Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditjen e kësaj të mërkure, më 17 dhjetor në qytetin e Mamurrasit.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ku një personi ka marrë një plumb nga një armë zjarri në dorë.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas policisë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




