63-vjeçari italian humb jetën pas një ndërhyrjeje dentare në Tiranë, nisin hetimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shtetas italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Tiranë, dy ditë pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare private.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 22 maj 2025, 63-vjeçari D. S., me banim të përkohshëm në kryeqytet, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se nuk ishte ndier mirë pas ndërhyrjes së kryer më 20 maj në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve.

Pavarësisht trajtimit të marrë, ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 kanë nisur menjëherë procedurat hetimore. Janë marrë në pyetje administratori dhe dentisti i klinikës, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm.

Share This Article