Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




