FOTO/ Aksident, autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës “Libofshë- Fier”.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Share This Article