Aksident, “Benz-i” përplas 45-vjeçarin me biçikletë, dërgohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një person që kalonte me biçikletë nga njëra anë e autostradës për në anën tjetër. Pasi ka kaluar barrierën e hekurt anësore, ai është goditur nga automjeti edhe pse drejtuesi është munduar ta shmangë.

Ngjarja ka ndodhur në Bypassin e autostradës në Lushnje.

45 vjeçari është dëmtuar rëndë në të dyja këmbët dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.
Share This Article