Kryemadhi dhe avokat Cakrani batuta jashtë gjykatës: Do kënaqeni, do shihni kam paguar apo jo për dashnorët…

Jugulajm.net
3 Min Read

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, avokati i kreut të Partisë së Lirisë ka folur për gazetarët.

Jashtë ambienteve të GJKKO-së, avokati Kujtim Cakrani, i shoqëruar edhe nga Kryemadhi paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëhen publike provat dhe dokumente nga dosja hetimore në ngarkim të klientit të tij dhe të pandehurve të tjerë.

Ndërkohë që Cakrani po shprehte rezervat e tij ndaj vendimit të kësaj të mërkure, ku gjyqtarja Irena Gjoka pranoi se kishte mangësi në prova, mirëpo vendosi sërish të kalonte për gjykim dosjen në themel, Kryemadhi nuk kurseu batuat dhe ironikë, duke përmendur edhe një nga banorët e Big Brother Vip Albania.

Kujtim Cakrani: Do të vendos në dispozicion prova që e kishim të ndaluar deri tani.

Kryemadhi: Do kënaqeni tani, do shikoni kam paguar apo jo për dashnorët.

Cakrani: Keni dëgjuar ndonjëherë që të ketë korrupsion pasiv, por nuk ka korrupsion aktiv. Nuk ka një sqarim nga organi i procedurës sa është dëmi dhe kujt i është bërë dëmi. Dëgjo unë ia thashë edhe prokurorit që çdo gjë bëhet në dy, edhe seksi bëhet në dy, edhe korrupsioni bëhet në dy. Monika thotë në tre.

Kryemadhi: Vetëm Rogerti ta sqaron ty këtë. Rogerti thotë që bëhet në pesë

Cakrani: Nuk i di këto lloj stile Kamasutra unë Monika. Problemi qëndron në vetëm kjo prokurori mund të thotë që ka korrupsion pasiv por nuk ka aktiv. Sqarojeni ju. Kjo do jetë pyetja që ne kërkojmë përgjigje. Jo shiko, korrupsioni aktiv parashkruhet por kur vjen realiteti thotë që ka pasur korrupsion aktiv dhe ka emër e mbiemër. Më thoni ju si mund të kalojë çështja për gjykim për persona që dyshohet se janë aktiv në korrupsion. Meta ishte shumë i qetë. Ma tha që unë duhet t’ia u them: Mezi po e priste që çështja të kalonte në gjykim sepse ai do të përballet në sallë dhe gazetarët dhe do jetë një gjyq i hapur. Meta ka qenë transparent. Ne do bëjmë dhe konferencë shtypi dhe do të nxjerrim të gjitha provat.

Share This Article