FOTO/ Aksident, 3 kamionë përplasen me furgonin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë pak minuta më parë në zonën e quajtur “Qafë-Plloçë”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një furgon transporti udhëtarësh.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, por vetëm për dëme materiale. Megjithatë, një nga drejtuesit e mjeteve dhe disa persona të tjerë janë transportuar në Spitali i Pogradecit për kontrolle mjekësore.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa raportohet se një prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, duke rritur rrezikun në zonë.

Aktualisht, trafiku është devijuar përmes një bypass-i të improvizuar pranë një karburanti, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article