Arrestohet 39-vjeçari, goditi me thikë 48-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga ka rënë një 39-vjeçar nga Berati. “Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article