EMRI/ Humb jetën i dënuari 69-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read
Një i burgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, pasi shfaqi probleme shëndetësore.
Shtetasi Luan Bundo, 68 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ishte dënuar me 10 vite burg për veprat penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “mashtrim”, ndërsa i kishin mbetur edhe 5 vite për të vuajtur.

NJOFTIMI I POLICISË – “Shtetasi Luan Bundo i datelindjes 01.07.1957, lindur dhe banues në Tiranë, dënuar me 10 vjet për dhënie ndihmë për kalim të paligjshjem të kufijve, mashtrim, mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet.

Ky është rasti i gjashtë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

Share This Article