Ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si drejtues, një prej drejtorëve të policisë në vend. Kjo ka ndodhur menjëherë pas zbulimit të ambienteve per lojëra fati në Laç dhe në Milot, ku si pasojë Drejtori i Policisë së Lezhës, Islor Islami, është dorëhequr.
Kujtojmë se më herët Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Rastet”, nga ku janë zbuluar në Milot dhe në Laç 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, si edhe në njërin prej tyre shiteshin edhe lëndë narkotike.
Si rezultat i operacionit kanë rënë në pranga 3 shtetas dhe në kërkim është shpallur nje person tjeter.
Pronari i njërit prej ambienteve dhe një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë.




