Përplasje e guidave të huaja me biletashitësit e Butrintit

Jugulajm.net
1 Min Read

Sot ne hyrje te parkut kombetar të Butrintit ka patur perplasje dhe kercenime mes guidave, qe drejtojne grupe turistike dhe biletashitësve.

Sipas Ana Leskova, guide polake, shkak u be vendimi i biletarise se Butrintit, qe edhe guidat turistike te paguajne kur te hyjne ne park.

“Eshte absurde te paguaj shoqerusi i turisteve.
Ne nuk paguajme ne asnje vend te botes, pse ndodh kjo ne Butrint?”, – u shpreh Leskova.

Me pas dy guida te tjera u perplasen me biletashitësit, kur ata u kerkuan pagesat qe duken si vjedhje e paster.

Shqetesim ngelet dhe vjedhja qe behet nepermjet kursit te kembimit te euros, ku shifrat vendosen sipas deshires se biletashitseve.

Pritet qe ne ditet ne vijim agjencite turistike, te cilat dergojne turstia ne Butrint, te reagojne ndaj vendimit te biletarise se Butrintit.

Share This Article