EMRAT/ Aksident në rrethrrotullimin e Levanit, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fier-Levan. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Një nga drejtuesit e mjeteve, që u përfshinë dyshohet se ka pësuar gjendje të fikëti dhe për pasojë ka humbur kontrollin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën L.B, me kombësi shqiptare dhe pasaportë italiane, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article