Horoskopi sot:
Dashi
Pasditen e kësaj të enjte krijohet një situatë më e mirë për ndjenjat. Nëse duhet të hidhni një hap të rëndësishëm, kjo duket të jetë koha më e mirë.
Demi
Mëngjesi i të enjtes duket paksa lakonik, por ju mund të rikuperoni gjerat në fund të muajit. Mund të keni të drejtë kur shpreheni për disa gjëra, por këtë të enjte duket se dikush në punë do të jetë kundër jush.
Binjakët
E nisni mirë të enjten, por nuk duhet të mendoni kaq shumë për të kaluarën në dashuri, shikoni përpara. Në punë mund të bëni kërkesa për të përmirësuar disa gjëra.
Gaforrja
Një ditë për t’u shfrytëzuar kjo e enjte, keni bërë hapa të mëdhenj përpara në dashuri. Nëse është e mundur, merrni një moment për t’u çlodhur nga puna.
Luani
Mëngjes i qetë, shpresoj që gjatë dy ditëve të fundit të mos ketë pasur polemika. Nuk mund të themi se kjo javë është për t’u shënuar në kalendar, ka shumë probleme në nivel pune.
Virgjëresha
Ditë e favorshme, por vetëm në mëngjes, ana e diskutueshme e personalitetit tuaj shpërthen, si në dashuri ashtu dhe në punë.
Peshorja
Pjesa e fundit e ditës së enjte duket më e mirë për zgjidhjen e problemeve të zemrës. Diplomacia shpërblehet në punë, ndaj kijeni parasysh në veprimet tuaja.
Akrepi
Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, kjo është një ditë e mirë për të takuar njerëz të rinj. Lëvizni shpejt nëse doni të ndryshoni punë.
Shigjetari
Nëse ju merrni vendime për jetën në çift këtë të enjte, mendohuni mirë që të bëni zgjedhjet e duhura. Situatë interesante edhe në punë.
Bricjapi
Mos hiqni dorë nga takimet dhe nëse keni nevojë të sqaroni diçka, kjo është koha e duhur. Rezultatet do të jenë më të mira se sa pritej në nivel profesional.
Ujori
Do të keni kohë për të bërë zgjedhje të rrezikshme në dashuri, por këtë të enjte nuk ju rekomandoj. Bëni kujdes me disa situata që krijohen në punë, ca gjëra duhen shmangur.
Peshqit
Ata që kanë jetuar një histori të vështirë duhet të shikojnë përtej, nuk ka pengesa të mëdha. E njëjta gjë edhe në punë.