Procedohen 2 vëllezër nga Përmeti, kanë ndaluar dhe goditur…

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. T., 36 vjeç dhe A. T., 41 vjeç, të dy banues në Përmet, vëllezër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në Lagjen e Re, kanë ndaluar dhe kanë goditur me sende të forta automjetin që drejtohej nga shtetasi A. Q., 19 vjeç, banues në Përmet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article