FOTO/ Aksident, “Mini Cooper” përplaset me “VolksWagen”, plagosen 4 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte pak momente më parë në segmentin rrugor “Milot–Rrëshen”, pranë tek Ura e Zogut.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Mini Cooper” dhe një automjet tip “VolksWagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, që deri më tani mbeten të paqarta.

Share This Article