Procedohet 57-vjeçari nga Dropulli, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. P., 57 vjeç, banues fshatin Peshkëpi e Sipërme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article