Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. H. alias J. H., 38 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se dje, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit Sh. I., në fshatin Hormovë. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




