Pasditen e sotme, flakët kanë përfshirë katin nëntokë të spitalit të Shkodrës, duke sjellë një situatë paniku në ambientet e spitalit.

Nga zjarri nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë që zjarri dyshohet se është aksidental.

Zjarri ka përfshirë ambientet e katit të parë, ku ndodhet farmacia e spitalit.

Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrëfikëset e Shkodrës duke shuar flakët dhe duke kthyer normalitetin.

Fillimisht flakët kanë krijuar një shqetësim për pacientët dhe stafin e mjekëve, por situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave.

Po punohet për të gjetur shkaqet e këtij zjarri që përfshiu farmacinë e spitalit të Shkodrës.