Një automjet tip “Mercedes Benz” është gjetur i shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Shtyllas në Fier.
Makina është pa targa dhe dyshimet janë që mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht. Mësohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.
Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me bypassin e Fierit.
Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nis puna për identifikimin e pronarit të mundshëm të automjetit nëpërmjet nr te shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.