Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku viktima i cili lëvizte me biçikletë, u përplas nga një automjet pranë ish-Stacionit të Trenit në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, 78-vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.




