Humb jetën 31-vjeçari, po punonte “Fadromë” për hapjen e pusit dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Sot një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji.

Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, banues në fshatin Zhitom, Poliçan. Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me mjetin e tij tip “Fadromë” për hapjen e pusit.

Gjatë punimeve është shkëputur një masiv dheu, i cili ka zënë poshtë 31-vjeçarin B. K. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Share This Article