Procedohet shoferi përmetar, kundershtoi policin për gjobën e parkimit

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Përmet, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë që i ka vënë masë administrative për parkim të gabuar të automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article