Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur një shtetase 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.