Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, pasi e ka kallëzuar shtetasi M. C., se 54-vjeçari i ka zaptuar një sipërfaqe toke, në fshatin Mezhgoran.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.