Një aksident është regjistruar sot në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shenjt Leonardo Murialdo’ në unazën lindore të qytetit.

Sipas burimeve nga terreni një motor është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje. Vijonë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.