PD dërgon zgjedhjen e ‘Avokatit të Popullit’ në Gjykatën Kushtetuese

Jugulajm.net
1 Min Read

Partia Demokratike ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

Sipas PD-së, procesi është i pavlefshëm, pasi 35 firmat e deputetëve që mbështetën kandidaturën e Shabanit janë tërhequr dy ditë pas shpalljes zyrtare të listës së kandidatëve.

Megjithatë, kjo tërheqje nuk u mor parasysh as nga Komisioni i Ligjeve dhe as nga Kuvendi.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita.

Share This Article