Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku humbën jetën 3 person
Ministri Hoxha tha se të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret lidhur me krimin e rëndë.
“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.
Një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me të shoqin, i cili mbeti i plagosur.