Llogara, u dogj brenda makinës, identifikohet viktima, ja mosha dhe qyteti nga është…

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person humbi jetën pasi u dogj brenda automjetit të tij tip “BMW”.

Raportohet se viktima është një 35-vjeçar nga Berati, megjithatë emri i tij ende nuk dihet. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të paradites, kur automjeti u përfshi nga flakët ndërsa ndodhej në lëvizje.

Mjeti u shkrumbua plotësisht, ndërsa trupi i viktimës u gjet i dekompozuar, çka e ka bërë të vështirë identifikimin e menjëhershëm. Nuk dihet nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– njoftoi policia.

Share This Article