Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kodrën e Rrushbullit, në Durrës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Ford”, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Për shkak të impaktit të fortë, drejtuesi i mjetit “Ford” ka mbetur i bllokuar brenda makinës, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për të dalë.
Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Testet e kryera kanë konfirmuar se asnjëri prej drejtuesve nuk kishte konsumuar alkool para aksidentit.
Policia thotë se ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.